Albanisch

Shqip 

Prandaj: weis weltweit übersetzen

Ju kërkoni një partner kompetent në fushën e menaxhimit të përkthimeve, që i kryen dhe organizon përkthimet e nevojshme në ndërmarrje me vetëpërgjegjësi dhe korrektësi. Me gjithë dëshirë i përkthejmë dhe lokalizojmë dokumentet tuaja dhe, në rast nevoje, i marrim përsipër edhe të gjitha punët e interpretimeve dhe faqosjeve.

Ndërmarrja weis weltweit übersetzen GmbH si gjuhë të synuara mund të ofrojë të gjitha gjuhët kryesore të botës, shih për këtë skicimin tonë aktual të shërbimeve si dhe një ekstrakt të ‚listës sonë të gjuhëve ekzotike‘.

Resurset tona të gjera prej tashme më shumë se 300 përkthyesve dhe interpretuesve, që punojnë në gjuhën e vet amtare, si dhe përvoja jonë 25-vjeçare në fushën “përkthime dhe faqosje” na japin neve mundësinë të transmetojmë tekste të nivelit më të lartë dhe të fushave të ndryshme në mënyrë të përsosur në secilën gjuhë të synuar, dhe kështu në mënyrë profesionale të çojmë përpara për ju projekte të rëndësishme në shkallë ndërkombëtare.

Tek ndërmarrja weis weltweit übersetzen GmbH, tekstet prodhohen gjithmonë nga përkthyes, që punojnë në gjuhën e vet amtare, që kanë shumë përvojë, arsim të bazuar, që janë të betuar dhe/ose të diplomuar dhe të cilët janë të specializuar në lëmin përkatës, dhe kështu tekstet adaptohen me sa më shumë ndjesi gjuhësore për vendin e synuar. Sipas parimit të katër syve, një lektor e kontrollon përkthimin me kujdes dhe me dijeni speciale, para se teksti të kalojë tek klienti, të printohet ose të dalë ONLINE.

Në këtë, përdorimi i sistemeve më moderne Translation-Memory mundëson cilësinë e rezultateve në po atë nivel të lartë, siguron homogjenitetin e teksteve dhe kursen gjithashtu kohë duke përfshirë kosto prodhimi relativisht të arsyetueshme.

Çmimet tona llogariten gjithmonë sipas volumit të përkthimit të dëshiruar, sipas kombinacionit të zgjedhur të gjuhëve, fushës speciale, synimit të caktuar të përdorimit dhe gjithashtu sipas datës së dëshiruar të dorëzimit nga ana e klientit.

Kërkoni ofertën tuaj falas thjeshtë me E‑Mail tek: info@weis-weltweit.de

Ju merrni ofertën tuaj individuale si paushall me patjetër brenda 24 orësh dhe — nëse dëshironi — pas pak një përkthim domethënës prove.

Këtë ju e garantoj me namin tim të mirë

E juaja Ute Weis
Përkthyese dhe interpretuese e provuar nga shteti, e emëruar publikisht dhe e betuar